29,12,2024

Ekzekutivi komunal mbajti dëgjimin e parë publik

Must Read

Ekzekutivi i Ferizajt paraditen e sotme ka mbajtur dëgjimin e parë publik me qytetarët me ç ‘rast temë e këtij dëgjimi ishte njoftimi mbi punën, të arriturat, sfidat dhe projektet në periudhën 6 mujore të Kryetari të Komunës, Agim Aliu si dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2019-2021.
Me këtë rast Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, qytetarët ferizajas, përmbledhtazi i njoftoi me sfidat dhe problemet me të cilat është ballafaquar qeverisja e tij që nga marrjen e mandatit si dhe të arriturat në secilin sektorë komunal.
Sfidat kryesore me të cilat është përballur qeverisja e re gjatë kësaj periudhe qeverisëse është borxhi i trashëguar nga ish pushteti që arrin vlerën e 40,831,380.75 euro, prej të cilave borxhi i paguar deri më tani është 7,127,126€ prej tyre përmes përmbarimit janë marr 2,320,933.92€.

Në anën tjetër, qeverisja lokale ka shënuar edhe shumë të arritura gjatë kësaj periudhe qeverisëse siç është përgatitja për tenderim i projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në 20 vitet e fundit në Ferizaj, projekti “Bashkimi i Qytetit”, rikonstruksioni i rrugës Varosh-Gurëz, zona e re e lirë ekonomike, hapja e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, rritja e të hyrave vetanake prej 22% dhe inkasimit të tatimit në pronë prej 31% më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar, vendimi për 28 nxënës në paralale, mbjellja e 840 drunjëve dekorativ, trajtimi i mbi 1200 qenve endacak dhe fillimi i përgatitjeve për strehimoren, granti prej afro 600,000€ në “Garën për Mjedis të Pastër” që do të përdoren kryesisht për për makineri të reja të mirëmbajtjes së qytetit, riorganizimi i klubeve sportive, fuqizimi i Inspektoratit Komunal ku me aksione të shumta është bërë kontrolli i cilësisë së produkteve që ofrohen në tregun e territorit të Ferizajt, me ç ‘rast janë konfiskuar tonelata të shumta të mishit dhe nënprodukteve të tij të prishura, si dhe qumështit dhe nënprodukteve të tij të prishura.
Edhe drejtoresha e financave, Sebahate Ajeti Sadiku paraqiti projeksionin buxhetor të parapara në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021 për secilën kategori ekonomike dhe buxhetin e sektorëve komunal ku për vitin 2019 parashihet që Buxheti i Komunës së Ferizajt të jetë 30,934,845.00€.
Edhe qytetarët ferizajas të pranishëm në këtë dëgjim publik parashtruan kërkesat e tyre ndaj qeverisjes lokale, kryesisht kërkesa të natyrës infrastrukturore si dhe investimeve në arsim, shëndetësi e shërbime publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img