Ekzekutivi i Ferizajt mbështet fushatën “Do të doja të”

Must Read

Ferizaj.23.02.2018. Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt mbështet fushatën “Do të doja të”, qëllimi i së cilës është socializimi i fëmijëve me nevoja të veçanta.
Të rinjtë e kampanjës “Do të doja të” që po veprojnë në Ferizaj, së fundi kanë lansuar një projekt të ri. Ata kanë filluar të shesin fanella me këtë mbishkrim, në kuadër të një aksioni për grumbullimin e të hollave, të cilat do të shërbejnë për aktivitetet e fëmijëve me nevoja të veçanta në këtë komunë. Udhëheqësja e kësaj kampanje Simoneta Bajrami, tregoi se aksioni ka gjet shumë mbështetje nga niveli lokal, prandaj pretendojnë që ky aktivitet të zgjerohet.
Këto fanella me mbishkrimin ‘’Do të doja të’’, mund të blihen edhe online përmes rrjeteve sociale.
Organizatorët e këtij projekti pretendojnë që target i shitjeve të jenë figurat me autoritet të kësaj komune.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img