28,12,2024

Ekspertë nga Zvicra ligjërojnë për përmirësimin e sigurisë së pacientëve edhe në Ferizaj

Must Read

Një ekip i ekspertëve nga Qendra Klinike Universitare e Gjenevës (HUG) po mbajnë trajnime dhe ligjërata për mjekë dhe infermierë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të konferencës “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë shkëmbimit të eksperiencave me kolegë nga Kosova, ky ekip nga Gjeneva, theksoi rolin që ka kujdesi për pacientët, duke cekur edhe pengesat eventual në këtë praktikë bashkëpunuese që mund të shkaktojnë vonesa në mjekimin dhe kurimin e pacientëve dhe që mund të rrezikojnë sigurinë e tij.

Qëllimi i kësaj konference është për të përmirësuar sigurinë e pacientëve përmes praktikës bashkëpunuese midis mjekëve dhe infermierëve.

Poashtu, në këtë konferencë u tha se përmirësimi i sigurisë së pacientit është një nxitës i fortë për ndryshim, veçanërisht për të parandaluar ose shmangur ngjarjet anësore.

Gjatë ditës së djeshme ky  ekip  ka mbajtur një takim edhe me  mjekët e Spitalit të Ferizajt

Delegacioni udhëhiqej nga Katherine Blondon, drejtoreshë mjekësore e HUG, Sebastien Savornin, drejtor i infermierisë, Thomas Fassier, mjek i urgjencës dhe drejtor i qendrës interprofesionale simuluese, dr. Kaltrina Ilazi, të cilët bashkë me infermierët Pajtime Hasani dhe Visar Qusaj, shqiptarë që punojnë në këtë qendër spitalore

“Falënderova delegacionin nga HUG për kontributin që po japin në edukimin e stafit shëndetësor të SHSKUK-së. Ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më tutje dhe do të përfshijë edhe fusha të tjera që për qëllim kanë menaxhimin më të mirë dhe shërbime sa më cilësore për pacientë”  tha  dr Jeton Zeqiri drejtor ekzekutiv i Spitalit të Ferizajt

 Znj. Blondon dhe z. Savornin, gjatë takimit thanë se kanë pasur kënaqësi që eksperiencat e tyre t’i ndajnë me kolegët nga Kosova. Ata premtuan se edhe më tutje do të mbështesin Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt sipas projektit që kanë hartuar dy palët për bashkëpunim ndërinstitucional

Gjatë konferencës u fol edhe për komunikimin i cili përfshinë në mbi dy të tretat e ngjarjeve anësore të parandalueshme në kujdesin ndaj pacientit.

“Rëndësi e veçantë do të ju kushtohet edhe protokolleve që udhëzojnë kujdesin e pacientit duke siguruar një proces të strukturuar. Duke përdorur shembuj për menaxhimin e dhimbjes dhe/ ose administrimin e hipoglikemisë, kjo seancë në grupe të vogla do të ofrojë mundësi për të ilustruar si një protokoll mund të mbështesë bashkëpunimin ndërprofesional” ka thënë dr. Kaltrina Ilazi , mjeke shqiptare. pjesë e këtij ekipi mjekësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img