26,11,2024

Ekskluzive: Telekomi serb është regjistrua në Republikën e Kosovë vitin e kaluar (Dokument)

Must Read

Kodi i ri +383 që do t’i ndahet Kosovës nga ITU në pajtim me Serbinë, është lëshim i palës kosovare për operimin e papenguar të Telekomit serb në Republikën e Kosovës.

Sipas marrëveshje të para dy ditëve, i mundësohet funksionimi i papenguar “Telekomit të Serbisë” në Kosovë dhe se prona e tij transferohet në kompaninë “MTS. d.o.” që do të punojë në Kosovë me licencë të përkohshme”, raporton lajmi.net.

Më pastaj, sipas marrëveshjes, në bazë të tenderit, do të fitojë edhe licencën e punës si operatori i tretë në Kosovë.

Mirëpo, po të hulumtohet në Agjencinë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), del që MTS doo, është e regjistruar në Kosovë qysh më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmi.net ju sjellë certifikatën e regjistrimit të Telekomit serb në Kosovë si MTS doo.

lajmat1

Në anën tjetër, portali serb, “Insajder”, shkruan se deklaratat e Marko Gjuriqit dhe Edita Tahirit janë thjeshtë manipulim i fakteve me qëllim të përfitimit të poenëve politikë dhe se po konfirmohet se kompania, MTS d.o.o. veçse është regjistruar në regjistrin e Kosovës.

“Telekomi shtetëror serb qysh tetorin e kaluar e ka pranuar këtë institucion të Kosovës, ndërsa shumë kompani tjera private e kanë bërë këtë shumë më herët, e në mesin e të parëve kanë qenë ata që deklaroheshin më së zëshmi në mbrojtje të serbizimit në Kosovë”, shkruan më tej “Insajder”.

Regjistrimi i një firme në ARBK nënkupton plotësimin e një formulari zyrtar ku shkruan “Republika e Kosovës”, që do të thotë se Qeveria e Serbisë e njeh Kosovën si shtet, meqë Telekomi serb është kompani shtetërore e Serbisë. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img