19,12,2024

Ekrem Mustafa edhe zyrtarisht ministër i Punëve të Brendshme

Must Read

Ekrem Mustafa është emëruar edhe zyrtarisht Ministër i Punëve të Brendshme. Vendimin për emërimin e Mustafës në këtë pozitë e ka marrë mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Express.
Mustafa është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga pozita të Bejtush Gashit, i cili mori drejtimin e Ministrisë, pas largimit të Flamur Sefajt, muaj më parë.

Në vendimin për emërimin në krye të MPB-së që ka siguruar Express, thuhet se Gashi është i obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi ta deklarojë pasurinë.

Ndryshe, deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, është shprehur i lumtur pas vendimit të partisë së tij për të shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërimit të një ministri të ri, i cili vjen nga Ferizaj.

Tahiri gjithmonë është ankuar që në Qeverinë e Kosovës asnjë ministër nuk vjen nga komuna e Ferizajt. E një kërkesë të tillë ia ka plotësuar partia e tij. Ekrem Mustafa do të jetë ministër i Brendshëm.

Mustafa është ministri i tretë që e ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej që është formuar qeveria Haradinaj, në shtator të vitit 2017. /Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img