23,12,2024

Ekologët nga Shqipëria alarmojnë për nivelin e ujit

Must Read

Arijan Meroli, ekspert i ambientit jetësor nga Pogradeci dhe ish përfaqësues i Shqipërisë në Komitetin dypalësh për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, për Alsat M thotë se kjo po ndodhë në kohë kur në vijim është nominimi për aderim në UNESKO edhe të pjesës shqiptare të Liqenit.

Meroli thotë se në anën shqiptare uji është për 23 centimetra më poshtë nivelit minimal të lejuar. Ulja e nivelit të Liqenit është evidente edhe në Strugë dhe Ohër.

 “Çështja e nivelit të Liqenit të Ohrit është pjesë e basenit të lumit Drini i ZI. Pa menaxhim cilësor me basenin e Drinit ku do të respektohet shkenca, ekspertiza dhe nevojat e shteteve nuk do mund të kemi menaxhim cilësor me basenin e Drinit dhe gjithmonë do kemi probleme që do prekin edhe nivelin e ujit edhe menaxhimin me Liqenin e Ohrit – tha Dejan Panoski, ekspert i ambientit jetësor.”

Nga ndërmarrja ELEM informojnë se niveli më i ulët i ujit të Liqenit është si rezultat i periudhës së thatësisë në pjesën e parë të dimrit, por edhe vjeshtës. Nga Drejtoria e punëve hidrometeorologjike thonë se niveli i Liqenit prej dje ka filluar të rritet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img