Ferizaj.21.07.2017. 23:00 Fshatrat Varosh dhe Rakaj ditëve të fundit po kanë probleme me rrymë. Për këtë KEDS-i, distrikti në Ferizaj ka angazhuar ekipe të cilët gjatë tërë ditës së sotme kanë punuar në evitimin e problemeve të furnizimit në këto fshatra.
Këto ekipe edhe në kohën kur po raportojmë ende gjenden duke punuar në shtyllat e tensionit të lartë që sa më shpejt që është e mundur tu kthehet furnizimi me rrym elektrike këtyre fshatrave.
“Furnizimi me rrymë i këtyre fshatrave është vështirësuar për shkak të disa problemeve në tensionin e lartë por gjatë ditës së sotme kemi angazhuar ekipet tona që sa më shpejt që është e mundur këtyre fshatrave tu kthehet furnizimi me energji elektrike e cila është më se e nevojshme në këto ditë me temperatura të larta. Shpresoj që shumë shpejt ky defekt do të evitohet dhe fshatrat Rakaj dhe Varosh do tu kthehet furnizimi me energji elektrike” i kanë thënë Ferizajpress-it , Menaxherët më të lartë në KEDS për distriktin e Ferizajt, të cilët ende gjendeshin së bashku me ekipin e intervenimit .