26,12,2024

Edita Tahiri insiston në modelin Francë- Gjermani

Must Read

Këtë, Tahiri e tha gjatë një fjalimi të mbajtur në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve e cila mbledh ambasadorët dhe diplomatët e Kosovës nëpër botë.

Tahiri, e cila ëhstë koordinatore e Kosovës në dialog për çështje teknike tregoi arsyet pse Kosova ka pranuar të ulet në bisedime me Serbinë.

“Së pari në çdo proces pas luftës vjen paqja, derisa luftën e bëjmë vet për çlirim e pavarësi, paqen duhet bërë me armikun, e ky nuk është vetëm shembull për Kosovën por me të gjitha vendet që kanë kaluar luftën”, tha ajo.

“Ne madje jemi inspiruar nga rasti i Gjermanisë dhe Francës pra që kanë pas një luftë mjaft të gjatë por më vonë janë bëre aleatët kryesor prej nga ka lind projekti i Bashkimit Evropian”, shtoi Tahiri.

Sipas saj, marrëveshjet e arritura në Bruksel “kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të vendit në fushat ku janë arritur marrëveshjet dhe integrimin në rritje të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës”.

Në planin ndërkombëtar, sipas saj, dialogu i Brukselit ka kontribuar për forcimin pozicionit  ndërkombëtar të shtetit të Kosovës gjë e cila “dëshmohet me avancime konkrete të agjendës euroatlantike të vendit tonë”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img