25,10,2025

Edicioni i këtij viti i Muarlfestit për temë do ta ketë të drejtën e grave në bashkëpronësi

Must Read

Të drejtat e grave në bashkëpronësi do të jetë tema e edicionit të sivjetëm të Muralfestit.Kështu është thënë sot në n jë debat, në të cilin është potencuar se aspektet që lidhen me barazinë gjinore nuk duhet lënë vetëm ligjeve por edhe aktiviteteve tjera sensibilizuese që në thelb kanë ngritjen e nivelit të vetëdijës për respektimin e kësaj të drejte.Në këtë kontekst e ka parë Muralfestin edhe drejtoresha e këtij festivali, Lebibe Topalli -Shabani, e cila ndër tjerash ka thënë se Muralfesti përmes këtij projekti do t’i promovoi të drejtat pronësore të grave në komunat e rajonit të Ferizajt, zonat rurale dhe urbane duke shfrytëzuar format dhe metodologjitë alternative që përfshinë përdorimin e artit për realizimin qëllimit të këtij proejkti.


Edhe panelistët tjerë kanë folur për domosdoshmërinë e respektimit të kësaj të drejte.Madje, komunën e Ferizajt e kanë vlerësuar si më të suksesshmën në avansimin e të drejtës në pronë. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mexhide Mjaku-Topalli, ka thënë se institucionet duhet të krijojnë lehtësira me qëllim të stimulimit të kësaj të drejte, teksa ka paraqitur edhe statistika se si qëndron gjendja në komunën e Ferizajt sa i përketë respektimit të kësaj të drejte.Me këtë rast ka falendneruar artsitët që po kontribojnë në avansimin e kësaj të drejte. 
Në anën tjetër edhe nënkryetari i komunës së Ferizajt, Naim Ferati, ka shtuar se ka përparime në këtë fushë, duke përmendur legjislacionin në fuqi që e adreson drejt këtë çështje, teksa ka apeluar tek femrat që pa ngurrim ta realizojnë këtë të drejtë.
Pjesa tjetër e këtij takimi është zhvilluar në formë debati, me ç’rast pjesmarrësit kanë adresuar aspekte nga kjo problemtaikë duke marrë për bazë përvojat e tyre.
Muralfesti është një aktivitet tradicional i përvitshëm që zhvillohet në komunën e Ferizajt, i cili për bazë merr tema të ndryshem nga aktualiteti i shoqërisë sonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img