29,04,2024

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dënon sulmin në RTK

Must Read

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar sulmin me bombë në Radio Televizionin e Kosovës, në kuadër të të cilës punojnë redaksitë në gjuhën shqipe, serbe e të tjera, thuhet në një komunikatë që e transmeton agjencia e lajmeve e Beogradit, FoNet.

Gazetarët dhe mediet nuk bën të jenë shënjestër në asnjë konflikt të armatosur ose politik, ndërsa sulmi i mbrëmshëm meriton dënimin më të zëshëm nga opinioni dhe institucionet, citon kjo agjenci kumtesën.

Organizatorët dhe ekzekutorët e këtij sulmi duhet të identifikohen sa më parë në mënyrë që atyre të cilët duan destabilizimin e rrethanave në Kosovë t’u dërgohet mesazh i qartë se ata të cilët duan destabilizimin e rajonit nuk e kanë mbështetjen e elitave politike, thuhet në komunikatë.

Në atmosferën e ekspansionit politik dhe të ekstremizmit fetar në Kosovë, institucionet ndërkombëtare, si dhe institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë, siç i quan politika zyrtare e Serbisë institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës, duhet të investojnë përpjekje të shtuara në mënyrë që të ruhet stabiliteti i brisht rajonal, thekson Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në komunikatën e saj rreth rastit të sulmit në RTK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img