29,11,2024

Edhe Vetëvendosje kopjon modelin ‘Pronto’, vazhdon punësimet partiake

Must Read

Prej fillimit të vitit 2014 deri në vitin 2016, kohë kjo kur më kompaninë publike të Komunës së Prishtinës ‘Ndërmarrja Pronësore Banesore’ ka udhëhequr Lëvizja Vetëvendosje me kontrata mbi vepër ishin punësuar rreth 50 persona. Më pas kanë filluar punësimet partiake edhe me kontrata të përhershme, nëpërmjet konkurseve të rregullta.

Në vitin e kaluar, Anita Cacaj është punësuar  Udhëheqëse e Divizionit Juridik në “Ndërmarrjen Publike Banesore”. Lajmi.net ka mësuar se Cacaj ka punuar më herët në zyrën administrative në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmi.net nuk ka marrë përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me atë se cili ka qenë funksioni i Anita Cacaj në VV, dhe nëse e njëjta është e punësuar akoma.

Ndërkaq, zyra për informim e “Ndërmarrjes Pronësore Banesore” ka informuar se e njëjta është punësuar në vitin e kaluar në bazë të një konkursit publik.

“Udhëheqëse e Divizionit Juridik në Ndërmarrjen Publike Banesore është Anita Cacaj. Ajo ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas konkursit të shpallur publik në gusht të vitit 2016. Udhëheqës i Divizionit Juridik ka qenë Heset Mazrekaj i cili ka dhënë dorëheqje për shkak të pranimit të detyrës se re, si Avokat i Përgjithshëm Shtetëror në Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë”, ka bërë të ditur NPB-ja.

Lajmi.net mëson se pas dorëheqjes së Mazekajt ushtrues detyre për këtë pozitë ishte caktuar, Lulzim Dermaku ku kishte udhëhequr për më shumë se një vit me Divizionit Juridik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Udhëheqësit te Divizionit Juridik: Udhëheqë dhe organizon punët e Divizionit Juridik; E përfaqëson ndërmarrjen ne organe shtetërore dhe gjykata me autorizim te Kryeshefit Ekzekutiv; Përcjell ndryshimet ne legjislacion, inicon dhe merr pjese ne ndryshimin dhe plotësimin akteve te përgjithshme; Merr pjese ne përgatitjen e akteve te ndryshme te Ndërmarrjes; Bën vlerësim te rregullt te stafit nen mbikëqyrjen e tij dhe përkrahë zhvillimin e stafit përmes trajnimeve, etj. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img