10,09,2025

Edhe shkolla “Vezir Jashari” shënon ditën e saj

Must Read

Në shënimin e kësaj ditë morën pjesë, drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, familjarë të dëshmorëve, mësimdhënës dhe prindër.

Në hapjen e manifestimit me rastin e kësaj ditë, drejtoresha e kësaj shkolle, Fatushe Azemi ka folur për jetën dhe veprën e dëshmorit Vezir Jashari që me krenari e mban kjo shkollë. Ajo tutje theksoi se shkolla fillore “Vezir Jashari” është njëra ndër shkollat më të mëdha në qytetin e Ferizajt, dhe mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy ndërresa.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka thënë se në arsimin e gjeneratave të reja kontribut të madh po japin që të gjithë vetëm e vetëm që të kemi rezultate të lakmueshme.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Nait Hasani.

Me këtë rast është shfaqur një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. U bë e ditur se shkolla “Vezir Jashari”, ka rreth 800 nxënës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img