02,05,2024

Edhe shkolla e fshatit Sojeve bëhet me karrigë stomatologjike

Must Read

Nxënësit e shkollës fillore “Ramadan Rexhepi” në Sojeve, tash e tutje vizitat e tyre stomatologjike do t’i kryejnë në shkollën e tyre. Kjo u bë e mundur falë donatorit Shefqet Bekteshit, i cili dhuroi karrigën stomatologjike për shkollën e këtij fshati.

15253424_1345786368789516_8298921332246587775_n

Karriga stomatologjike nga sot është vendosur në shkollën e fshatit Sojeve, ku çdo ditë aty do të qëndrojë mjeku së bashku me infermieren për të kryer edhe vizitat sistematike për fëmijët.

Këtë gjë e ka vlerësuar tejet lart edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Burim Karameta. Ai tha se në këtë mënyrë do t’ju dalin në ndihmë nxënësve të kësaj shkolle me vizita të rregullta stomatologjike, por edhe banorëve të këtij fshati.

“Nuk kemi shifra alarmante sa i përket prishjes së dhëmbëve të fëmijëve, sepse ne bëjmë kontrolla të rregullta për të gjithë nxënësit e Komunës sonë. Shërbime mund të marrin edhe banorët e fshatit Sojevë sapo shërbimet e tyre do t’i kryejnë të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, dhe me terminë paraprake edhe banorët mund të kryejnë vizitat e tyre te stomatologu”, ka thënë drejtori Karameta, duke falënderuar edhe donatorin që dhuroi këtë karrigë stomatologjike.

Donatorin për karrigen stomatologjike që ju dhurua kësaj shkolle e ka vlerësuar tejet lartë edhe këshilltari i ministritë të shëndetësisë Gëzim Kokollari.

15181508_1345786435456176_2716763630493096851_n

Ndërkaq drejtori i shkollës “Ramadan Rexhepi” në Sojevë Kujtim Ilazi, ka thënë tash e tutje edhe nxënësit e shkollës së tyre do ta kenë shumë të lehtë që të mirëmbajnë edhe dhembet e tyre, për shkak të asaj se stomatologu tashmë do të jetë gjithnjë në shkollën e tyre.

E nga ana tjetër donatori i karrigës stomatologjike Shefqet Bekteshi, tha se kjo ka qenë gjëja më e vogël që mund të bënte për fshatin e tij të lindjës.
“Kjo është një gjë shumë e vogël për mua. Planifikojë që në të ardhmen të dhurojë edhe gjera të tjera për fëmijët e fshatit tim”, ka thënë Bekteshi.

Deri më tani me karriga stomatologjike janë pajisur shkollë “Gjon Serreçi”, shkolla “Tefik Çanga”, ndërkaq pritet që në të ardhmen edhe shkollat e tjerë të kenë karriga stomatologjike.

15202749_1345786325456187_4558419447161152314_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img