Në orët e mëngjesit, aty rreth orës 8:00 zjarri ka kapluar një “trafikë” e cila gjendej në hyrje të nënkalimit në Ferizaj.
Shkaqet e këtij zjarri end nuk dihen por kjo ka shqetësuar qytetarët të cilën në këtë kohë janë të shumtë në këtë pjesë pasi fillon edhe orari i punës si dhe orari i mësimit për nxënës.
Kjo është një arsye më shumë që në qytetin e Ferizajt, këto zjarre të merren më seriozisht dhe të merren masa ndaj shkaktarëve të këtyre zjarreve.
Në Ferizaj nesër pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e në të cilën është paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe Ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa.
Ditë më parë nga një zjarr i tillë pësoi edhe fabrika për prodhimin e Vaskave “Hana-Tex” në qytezën e Shtimes.
Pritet që një prej temave të sigurisë të jenë edhe zjarret.
Pavarësisht se këto zjare a u shkaktuan me qëllim apo nga pakujdesia dikush duhet të marrë përgjegjësinë dhe qytetarëve tu ofrohet siguri.