22,10,2025

Edhe një talent nga Kosova transferohet te Skënderbeu

Must Read

Për të tashmen dhe për të ardhmen. Dejvi Bregu është përforcimi i madh, i cili rikthehet në skuadër, pas aventurës jot ë lumtur me Luftëtarin në turin e parë kualifikues të Europa League.
Në të njëjtën ditë me yllin e afirmuar në Kategorinë Superiore, në Korçë do të prezantohet edhe talenti nga Kosova, Almir Ajzeraj, shkruan “Sport Ekspress”.
Vetëm 20-vjeçar, mesfushori ka një talent të padiskutueshëm. Ajzeraj që cilësohet si pasardhësi i Besart Berishës, pritet të jetë zyrtarizohet së bashku me Bregun, që në ekip do të jetë pika e tij e referimit.
Prej pozicionit, por edhe prej hapave që duhet të ndjekin në karrierë.
Nëse Dejvi Bregu është cilësuar si pasardhësi natyral i Enis Gavazajt, Ajzeraj, ashtu sikurse edhe Zenel Gavazaj i prezantuar vetëm pak ditë më parë, cilësohen nga klubi i Skënderbeut si dy lojtarët e së ardhmes, që pasi të shkëlqejnë në Korçë do të kthehen në transferime të rëndësishme në merkato.
almir ajzeraj
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet instruktorja e shoferëve për kundërvajtje në trafik

Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion, ka ndaluar një automjet të auto–shkollës në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img