Berisha shtoi se edhe nëse Demarkacioni nuk votohet, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
”Nëse nuk kalohet një marrëveshje nuk do të thotë Qeveria aktuale të dorëhiqet. Është një prag i cilësuar, dhe në pragun për kaluar Demarkacionin është një prag i madh. Edhe nëse dështon marrëveshja jo vetëm nga LDK, nuk do të ketë zgjedhje”.
”Kaloj e nuk kaloj Demarkacioni, nuk do të ketë zgjedhje. LDK është e përkushtuar për të quar proceset përpara. Nuk i shkon për nderi aspak nga partisë së kolicionit për të shkel premtimin e dhënë”.
”Nuk planifikohet për zgjedhje. Punohet sikur zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur është koha por punohet për një rezultat edhe më pozitiv dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme”.
”Mos kalimi i ligjit të buxhetit është kusht për më shkuar në shtëpi”.
”Nuk e ka luksin askush për ta shantazhuar Kuvendin e Kosovës”.
”Kishte teori të cilat ishin plasuar se Kosova humbte territor. Kryeministri me çdo kusht kërkonte në letra të dëshmonte se territori i Kosovës mbetet ashtu sic ka qenë. Nëse nesër bie Demarkacioni nuk do të thotë se Kosova do të mund të humbte territor, por do të thotë se dikujt nuk i pëlqeu kjo marrëveshje”.
”Emërimi i këtij komisioni nuk do të thotë shkarkim i komisionit tjetër. A votohet Demarkacioni apo jo është çështje e deputetëve. Kryeministri Mustafa është i rehatuar”, ka thënë ai në Zona B.
”Mos votimi i Demarakcionit do të mund të jetë pasojë për qytetarët e Kosovës sepse sdo të mund të lëvizin lirshëm. Është stërkonfirmuar se Kosova nuk ka humbur territor sa i përket marrëveshjes së Demarkacionit. Ne nuk do ta lusim askënd nga deputetët për të votuar pro apo kundër Demarkacionit, ata do të kenë përgjegjësi nëse duan që qytetarët të jenë të lirshëm”.
”Nuk është përfitim aspak cështja e Demarkacionit as për Kryetarin as për Kryeministrin. LDK do të hiqet nga Qeverisja në ditën kur i pushon mandati për qytetarin e saj. Edhe këto sfida edhe këto sakrifica kanë qenë të ditura por për interesin e qytetarëve janë arritur”.
”Kush do që nesër vie, nuk do të mund ta luaj as edhe një mm të kësaj marrëveshje. Unë nuk do ta ftoj asnjë qytetarë të Kosovës për të marrë veprime. Ata të cilët e votojnë Demarakcionin dhe nuk e votojnë demarkacionin janë të mandatar nga qytetari i Kosovës”.
”Do të punohet rreth kësaj çështje. Është e pritur edhe nga deputetët e LDK-së që të mos e votojnë Demarkacionin”, ka përfunduar Berisha.