24,04,2025

Edhe nënkalimi në Nikadin së shpejti në shfrytëzim të qytetarëve (Foto)

Must Read

Nënkalimi  në  Nikadin pritet që së shpejti të jetë i gatshëm dhe të lëshohet në  shfrytëzim nga qytetarët.

Gjatë ditës së sotme  i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka përcjellë punët në këtëë nënkalim ku ka filluar asfaltimi i këtij nënkalimi.

“Të jep ndjesi të veçantë të shohësh zhvillimin e përditshëm të qytetit e fshatrave, me standarde kaherë të kërkuara të punës. Edhe Nikadinit po i shtojmë një vepër madhore të infrastrukturës, përmes nënkalimit, që sa i jep hijeshi e funksionalitet asaj pjese, po kaq i jep siguri e qarkullim të lehtë gjithë frekuentuesve e banorëve të kësaj zone. Sot, nisi asfaltimi i nënkalimit në Nikadin, për t’u kompletuar tërësisht, së shpejti” ka shkruar Aliu.

Ky është nënkalimi i katërt i ndërtuar nga Qeveria Aliu, i cili gjatë mandatit katërvjeçar , në kuadër të projektit “Bashkimi i Qytetit”  ku nënkalimi kryesorë ishte një nga projektet më të mëdha  të realizuara ndonjëherë në historinë e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img