Pas reshjeve të borës së fundit e cila bllokoi shumë rrugë e solli shumë problem në komunikacion bëri që shumë kompani,qytetarë po edhe shoqëria civile dhe subjektet politike të organizohen në pastrimin e rrugëve.
Por dikush edhe në këto temperatura të ulëta nuk i ka harruar as miqtë e Kosovës. Nuk i ka harruar ata të cilët bënë më së shumti për lirinë e Kosovës.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e popullit amerikan dhe ushtrisë amerikanë i riu nga Mirosala e Ferizajt ka hapur rrugën edhe ka pastruar borën rreth pllakës përkujtimorë të Beau Biden, djali i zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
“E kam pastruar me vullnet të plotë dhe kam hapur rrugën deri te kjo pllakë në shenjë respekti të popullit dhe ushtrisë amerikan për gjithë atë që bënë për popullin dhe shtetin e Kosovës” ka thënë i riu Besmir Berisha nga Mirosala e Ferizajt.