Ferizaj.08.06.2017. Komuna e Ferizajt, këtë të enjte ka filluar investimet e saja edhe në fshatin Varosh, ku vlera investimeve kap shumën mbi 60 mijë euro.
Nga afër punimet në rregullimin e rrugëve dhe rrugicave të fshatit Varosh i ka përcjellë kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, si dhe bashkëpunëtore të tjerë.
Kryetari Svarqa, me këtë rast vlerësoi se investimet që po bëhen në fshatin Varosh, janë investime të cilat i kanë munguar këtij lokaliteti që ka numrin e banorëve shumë të madh.
“Sa herë që fillojnë projektet është një kënaqësi e radhë sikurse edhe sot që fillojmë në fshatin Varosh, që është një nga fshatrat më të afërta t zonës urbane të komunës së Ferizajt, i cili përkundër investimeve që janë kryer në të kaluarin ka pasur nevojë për investime dhe për të mbyllur ciklin e investimeve në këtë fshat, sepse kemi të bëjmë edhe më projekte të tjera”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se në fshatin Varosh, meriton edhe projekte te tjera që pritet të hyn në projekt-buxhetin e vitit 2018.
“Unë i përgëzojë banorët për këtë projekt, dhe natyrisht i ftojë të punojnë bashkë duke identifikuar edhe nevoja të tjera bashkë me këta që udhëheqin fshatin, qoftë edhe përmes debatet publike që do ti organizojmë tash për hartimin e projekt-buxhetit, por edhe përmes planifikimeve që do ti bëjmë për buxhetin e vitit 2018, dhe ti përcaktojnë prioritete e tyre, që në aq sa është mundësia buxhetore të përfshihen aty, sepse kemi të bëjmë me një nga lokalitete më të rëndësishme të komunës së Ferizajt, i cili do të ndikojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të kësaj ane, sepse edhe ky fshat ka një numër të madh të bizneseve të regjistrua dhe po kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Ferizajt, si dhe në rritjen e prosperitet dhe mirëqenies ekonomike dhe sociale të komunës sonë”, ka deklaruara kryetari Svarqa.
Ndërsa, vet banorët e fshatit Varosh, u shprehen tejet mirënjohës ndaj komunës së Ferizajt, për të gjitha investimet që po bën në fshatin e tyre.
“Është një investim tejet i qëlluar për neve banorët, sepse vërtet kemi pasur nevojë për rregullimin e rrugëve”, tha Vehbi Zymberi nga lagja Tafa në fshatin Varosh.
U bë e ditur se në fshatin Varosh do të asfaltohen rreth 1500 metra rrugë, ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën mbi 60 mijë euro.