19,11,2024

Edhe në Ferizaj shënohet Dita Botërore e Ujit

Must Read

Paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, me rastin e Ditës Botërore të Ujit është mbajtur një takim sensibilizues me nxënës të shkollave fillore në Komunën e Ferizajt, aktivitet ky i organizuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” dhe Komuna e Ferizajt.

Të pranishmeve në këtë aktivit i është drejtuar Jeton Shabani nga kompania rajonale për ujësjellës “Bifrukacioni” me ç’rast ka folur për rëndësinë e ujit. Ai ka thënë se kompania në fjalë çdo ditë e më shumë po bën përpjekje maksimale që qytetarëve ferizajas t’ju ofrojë ujë të pijshëm dhe atë shumë cilësor.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe i ka uruar për këtë ditë. Nënkryetari Ferati, ka folur për rëndësinë e ujit të pijshëm në Komunën e Ferizajt, si dhe për projektet madhore që ka komuna jonë sa i përket ujësjellësit.

“Flasim për rendësin e ujit është një mesazh, një reflektim i yni dhe i shoqërisë. Ky do te jete shekull qe do te bën përpjeke çdo shtet për sigurimin e ujit, ne ketë shekull do te jete lufte për sigurimin e ujit, ndërsa këta nxënës do të jenë dëshmitarë të kohës sa i përket kësaj fushate. Ne si qeverisje lokale bashke me Kryetarin Aliu po bëjmë maksimumin për mbulimin e infrastrukturës sa i përket ujit të pijshëm, ku shumë shpejt do të bëjmë edhe ndërtimin e fabrikës së Ujit në Talinovc së bashku me Shtrabakun e Austrisë, ka thënë nënkryetari Ferati.
Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi e cila ndër të tjera theksoi sot është një ditë e rëndësishme për të tërhequr vëmendjen e njerëzimit mbi problemet me ujin dhe pasuritë ujore.
Me këtë rast u bë edhe një prezantim nga menaxheri i departamentit operativ të ndërmarrjes “Bifurkacioni” Valdet Syla si dhe Minir Haxhimusa zyrtar i ambientit në Drejtorinë e Urbanizimit. Ndërkaq zyrtarë te Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thanë se uji i pijshëm në Ferizaj është qind për qind i sigurt për pije në bazë të analizave që bëhen çdo ditë të ujit të pijshëm.


Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtori i pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, përfaqësues nga FSK, përfaqësuesi nga CDI, drejtues të shkollave fillore, mësimdhënës, nxënës, prindër, zyrtarë të KRUK “Bifurkacioni” si dhe zyrtarë komunal. Pas përfundimit të këtij takimi, aktiviteti për shënimin e kësaj dite vijoi me një vizitë tek Fabrika e Përpunimit të Ujit në Pleshinë, si dhe u bë edhe shpërndarja e broshurave për qytetarë lidhur me rëndësinë e ujit të pijshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img