Lajme

Edhe Italia del nga Bashkimi Evropian?

By FerizajPress

July 24, 2017

Mundësia e daljes së Italisë nga eurozona është ngritur si çështje në Parlamentin Italian, pasi politikanët kanë diskutuar rreth mënyrës se si është duke u trajtuar borxhi publik, i cili arriti në 132.6% të Bruto-Produktit-Vendor në 2016.Në fillim të korrikut, parlamentarët italianë të Lëvizjes me pesë yje mbajtën një seminar ku është diskutuar gjendja ekonomike e Italisë. Ata diskutuan në lidhje me mosplotësimin e meknizamve të eurozonës si: strategjitë për ristrukturim të borxhit nacional, sistemet e pagesave paralele, si dhe mundësinë e largimit nga eurozona.Ky debat për herë të parë tregoi që Parlamenti Italian e ka ndërmend ta diskutoi opsionin “Italexit”, temë kjo e cila kishte qenë “tabu” deri në kohët e sotme, njoftoi shtypi italian, transmeton Periskopi.Eksperti financiar Marc Friedrich i tha “Sputnik Deutschland” se një kthim i monedhës së mëhershme qe e kishte Italia atë të lira’s do të përfitonte Italia, e cila po lufton si kurrë më parë me nivele të larta të borxhit dhe papunësisë.“Vendet e Evropës Jugore do të kishin një stabilitet më të mirë ekonomik nëse ata do të kishin një monedhë nacionale sesa euron” tha Friedrich.Në muajin mars, profesori i ekonomisë Alberto Bagnai bëri thirrje për një kontroll të kontrolluar të euros, duke argumentuar, “Pa marrë parasysh se sa kapital investohet në të, euro do të bjerë”.Sipas Bagnai “Shkaku më i mundshëm do të jetë rënia e sistemit bankar italian, i cili do ta marrë edhe atë gjerman. Është në interes të ndonjë forcë politike, sigurisht të udhëheqësve evropianë të cilët janë dukë u zvogëluar, dhe ndoshta edhe të SHBA-ve, për të menaxhuar këtë çështje pasivisht deri në rënien e saj”.Ashtu si Bagnai, Friedrich po bën thirrje për “minimizimin e dëmeve” të fundit të euros.“E vetmja gjë që po përjetojmë tani është menaxhimi i një vonese për falimentimin, dhe një situatë përkeqësuese për shumicën e njerëzve të zakonshëm. Ajo që po bëjmë është në fakt maksimizimi i dëmeve, ku tani duhet të minimizohen dëmet”, tha me fjalë të tjera Friedrich.“Sa më gjatë Italia dhe vendet e tjera jugore evropiane kontrollohen nga Banka Qendrore Ekonomike, ato burgosen nga monedha e euro-s, po ashtu aq më i madh është edhe dëmi i kolateralit për prosperitetin e tyre, bashkëjetesën sociale dhe kuptohet demokracinë, duke parë këtë gjendje partitë ekstreme po bëhen gjithnjë e më të forta”, paralamëroi Friedrich.Më tej ai deklaroi se “Kur euro u krijua, u pajtuan se asnjë vend nuk duhet të paguajë për një vend tjetër, të gjitha këto ligje kanë qenë dhe janë duke u shkapërderdhur nga maja, dhe askush nuk merr përgjegjësi për këtë. Në fakt, euroja është monedhë e rreme, ajo do të dështojë, por pyetja e vetme për momentin është kur? Banka Qendrore Evropiane duhet ta tërheqë atë për aq kohë sa të jetë e mundur.”