Nëpër hapësirat e qytetit janë vendosur mbishkrime e foto të Nënë Terezës me porositë e saj për dashuri e paqe.
Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, edhe Ferizaj në një mënyrë po merr pjesë në këtë ngjarje të përmasave botërore. Me urdhrin e kreut të Komunës, nëpër qytet janë vendosur mbishkrime e fotografi të Nënë Terezës me porositë e saj të njohura për dashuri, paqe e mirësi.
Kryetari Svarqa ka deklaruar me këtë rast se edhe ferizajasit ndihen krenarë që një bashkëkombëse e tyre e madhe, po vihet edhe një herë në qendër të vëmendjes së botës më të përparuar, si shpërblim ndaj shpirtit të madh dhe veprimtarisë së jashtëzakonshme humanitare të Gonxhe Bojaxhiut, me të cilën ndihemi mirë të gjithë ne.