06,05,2024

Edhe familjet e dëshmorëve të paraluftës përfitojnë nga ligji për mbrojtjen e të drejtave të kategorive të luftës

Must Read

Dhjetë familje të dëshmorëve që kanë rënë në altarin e lirisë në periudha të ndryshme të paraluftë së vitit 1999 nga komuna e Ferizajt, kanë marrë sot certifikatat e njohjes me ligj të statusit si familje të dëshmorëve.

Këto certifikata u shpërndanë sot në sallën e Kuvendit të komunës së Ferizajt me ç’rast një gëzim të veçantë shprehën edhe strukturat udhëheqëse të komunës së Ferizajt.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Faruk Guri tha se më në fund edhe kjo kategori po merr përkrahjen e merituar dhe komuna shpreh mirënjohje për punën e bërë në ligjësimin e këtyre familjeve.

“Ndihem i nderuar që jam këtu me ju sepse të gjithë ju prezantoni një vlerë , një kulturë, një pjesë të pavarësisë së Kosovës. Këtë ditë që ne po e gëzojmë e kemi meritë të të gjithë atyre që kanë punuar për këtë ditë të sotit. Por natyrisht vepra më sublime është gjaku të cilin e kanë dhënë bijtë dhe bijat e këtij vendi. Ne e dimë që lufta e popullit tonë nuk është e vonë por daton shumë herët andaj secila përpjekje meriton të përmendet.

Fatkeqisht është dashur ta paguajmë shumë shtrenjtë lirinë ndërsa, që është bërë me ligjin për njohjen e statusit të juaj si familje të dëshmorëve është një satisfaksion, sado që vepra të cilën e kanë bërë nuk mund të matet me asgjë” u tha familjarëve të dëshmorëve të paraluftës kryesuesi Guri.

Në takimin e sotëm për të ua kumtuar edhe zyrtarisht këtë status familjarëve të dëshmorëve ishte edhe kryetari i shoqatës së Familjeve të dëshmorëve në nivel qendror Xhavit Jashari .
Ai potencoi se të gjitha beneficionet që i gëzojnë familjet e dëshmorëve të luftës së vitit 1999, nga tani do t’i gëzojnë edhe familjarët e dëshmorëve të paraluftës, duke përfshirë edhe pensionet.

 

“Këto familje janë ligjësuar me ligjin për vlerat e luftës dhe në përputhje me këtë ligj ne kemi pas mandat që përveç ligjësimit t’i japim edhe këto certifikata. Tani e tutje këto familje duhet t ‘i gëzojnë të gjitha të drejtat në bazë të ligjit në fuqi. Duke përfshirë edhe pensionet e beneficionet e tjera si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal” tha Xhavit Jashari.

Ndërkaq familjet që morën këto certifikatat mirëpritën këtë kujdes institucional. Ndonëse me vonesë ata theksuan se janë të gëzuar edhe për faktin se nuk po harrohen emrat dhe veprimtaritë e secilit që dha shumë për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img