Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni AAK- Nisma është forca e tretë politike në vend.
“Ne së bashku i kemi 110 mijë vota. Jemi forca e tretë politike në vend. Në zgjedhje do të fitojmë”, thotë Limaj në Interaktiv të KTV-së.
“Kur të mbahen zgjedhjet, ne jemi këtu dhe flasim”, ka thënë Limaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se zgjedhje do të ketë. “Zgjedhje do të ketë shumë shpejt”, tha ai.
Limaj ka theksuar se ka pasur një takim me partitë në pushtet.
“Ka qenë një ftesë nga një organizatë joqeveritare dhe nën vëzhgimin e Ambasadës norvegjeze dhe zvicerane. Madje, në një takim nuk ka qenë Nisma, por ka qenë VV. Kjo për shkak se kishte ngatërrim me ftesa”, tha ai.
Sipas tij, në këto takime është diskutuar për daljen nga kriza, dhe ne kemi theksuar që zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. “Kjo ka qenë e tëra, s’kishte diçka përtej kësaj”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Limaj ka thënë se sikur këto takime t’i thërriste kryeministri, kjo do të ishte diçka tjetër.
/ Gazeta Blic