25,11,2024

E varrosën të gjallë, shpëton 19-vjeçarja (Pamje të rënda)

Must Read

Një 19-vjeçare në Indi është varrosur e gjallë pas një konflikti që familja e saj ka pasur me një biznesmen për një çështje pronësie.

Khushboo Khatun ishte duke u kthyer për në shtëpi, kur 3 persona i kanë dalë para dhe e kanë futur në një gropë duke e varrosur brenda të gjallë.

Raportohet se pasi prindërit e saj janë bërë merak, e së bashku me disa bashkëfshatarë të tjerë kanë dalë për ta kërkuar.

Por i ati i saj, pasi ka parë që gropa e madhe ishte e mbushur me zhavor, dhe me dyshimin se vajzën mund ta kenë varrosur brenda ka filluar të gërmojë.

E dyshimet e tij rezultuan të sakta, vajza ndodhej aty, thuajse e pajetë. Skena e “zhvarrimit” është filmuar dhe është publikuar duke u kthyer në virale.

E gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie të një biznesmeni me prindërit e vajzës që nuk kishin rënë dakord për t’i shitur tokën për shumën që ata u kishin ofruar.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka arrestuar personat përgjegjës, por raportohet se ky është vetëm një nga pak rastet në Indi, ku persona të papërgjegjshëm abuzojnë me shtresën më të varfër.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img