11,02,2026

E turpshme: Të moshuarit që vdiq sot në Gjilan nuk iu afrua askush për ndihmë (Video)

Must Read

Ngjarja ndodhi në orët e paradites dhe Policia e rajonit të Gjilanit ka konfirmuar se personi në fjalë ka qenë një 63 vjeçar që kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente për historinë e kësaj sëmundje”, ka bërë të ditur Policia.Nga pamjet e siguruara nga një kamerë, shihet se si i moshuari qëndron i shtrirë për një kohë të konsiderueshme dhe askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për ta ndihmuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Identifikohet dhe arrestohet personi që shkaktoi aksident trafiku dhe u largua nga vendi i ngjarjes në Shtime

Me datën 04.02.2026, rreth orës 18:25, në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, ka ndodhur një aksident trafiku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img