E shtuar:
Gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit tre persona kanë pësuar lëndime të lehta të cilët po marrin ndihmë nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
“Por edhe në këtë fatqekësi u shpëtua nga më e keqja pasi është arritur që të largohen kemikaljet të cilat gjendeshin afër e që përfshirja e tyre në zjarr do të ishte katastrofë ekologjike” tha kapiteni i policisë se Ferizajt Qazim Reka.
Bëhet e ditur se në momentin e shpërthimit të zjarrit në fabrikë ishin duke punuar 200 punëtorë.
—–
Sot në orët e paradites është kapluar nga flaka fabrika e quajtur Geris, fabrikë e të njëjtëve pronarë të kompanisë Hit Shoes në Ferizaj.
“Shkaktari i zjarrit nuk dihet ende, ne po punojmë në këtë drejtim.” tha Basri Shabani.
Deri më tani edhe përkundër përpjekjeve është djegur pothuajse e tërë fabrika raporton FerizajPress nga vendi i ngjarjes.