10,09,2025

E mashtrojnë keq smirasin, ia marrin një kafshë e ia shesin në Ferizaj

Must Read

Një rast  mashtrimi ka ndodhur në fshatin Smirë të Vitisë më 12.07.2017, kur një fermer është mashtruar nga një person, pasi ky i fundit ia ka “blerë” një gjedh në vlerë njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (1650), dhe po të njëjtën ditë e kishte shitur për njëmijë euro (1000) në tregun e  kafshëve të Ferizajt, duke i mbetur borxh smirasit, ka njoftuar policia e Kosovës.

Në raportin policor thuhet se mashtruesi është arrestuar.

“Më  19 Korrik 2017 rreth orës 18:30 në qytetin e Ferizajt, nga Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve të stacionit policor të Vitisë, i  dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës është sjellur në Stacionin policor të Vitisë,  për intervistim si i dyshuar për rastin ,,Mashtrim”, të datës 12.07.2017 që kishte ndodhur në fshatin Smirë të komunës së Vitisë. I dyshuari i cili kishte mashtruar ankuesin duke ia blerë një gjedh në vlerë njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë euro (1650), dhe po të njëjtën ditë e kishte shitur për njëmijë euro (1000) në tregun e  kafshëve të Ferizajt. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 ore, dhe ngritët kallëzim penal për vepër penale “Mashtrim” sipas nenit 335 të KPRK-së”, thuhet në raportin e sotëm policor.

Rasti shkon në Gjykatë./PlusTv/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img