14,11,2024

E jashtëzakonshme: Shqiptarët ia mundësojnë fitoren Millo Gjukanoviqit (Foto)

Must Read

 

Gjukanoviq ka siguruar 42 deputetë, bashkë me partnerët e partisë së tij DPS.

Edhe pse kanë mbetur edhe pak vota për t’u numëruar, DPS-ja e Gjukanoviqit ka grumbulluar 41 për qind të votave ose 36 mandate, derisa Fronti Demokratik pro serb dhe pro rus, ka arritur të mbledh 20.4 për qind ose 18 mandate, transmeton lajmi.net.

Parlamenti i Mali të Zi ka 81 deputetë, kurse për formimin e qeverisë duhet së paku 41 deputetë.

E duket se Gjukanoviqin edhe kësaj here do ta shpëtojnë shqiptarët. I vetëm, pa shqiptarë dhe boshnjakë, Gjukanoviq do të humbiste, pasi që partitë tjera opozitare, përfshirë edhe Frontin Demokratik kanë thënë se do të bëhet bashkë për të mposhtur atë.

Me 36 mandate te veta, një të shqiptarëve, dy të boshnjakëve, dy të Social demokratëve malazez dhe një të kroatëve, DPS-i i Gjukanoviqit arrin në 42 mandate, vetëm një mandat më shumë sa minimumi i nevojshëm për të formuar qeverinë.

Në anën tjetër, opozita e kryesuar nga pro serbët dhe pro rusët i ka 39 mandate. Kjo tregon se sa të nevojshëm janë shqiptarët për Gjukanoviqin, gjë që e kishte thënë edhe në Tuz, një ditë pa përfunduar fushata parazgjedhore. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img