03,11,2025

Është hapur ekspozitë e artit pamor në Galerinë e Arteve në Ferizaj

Must Read

Këtë të premte është bërë hapja e ekspozitës kolektive e artit pamor në kuadër të “Ditëve të Kulturës”, e organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj.

Hapjen e kësaj ekspozitë e bëri drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë ekspozitë.
Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Skender Bedriu, i cili ka folur në mënyrë të detajuar për këtë ekspozitë.

Me punimet e tyre në ekspozitë janë paraqitur këtë artist: Anita Sherifi, Albion Begisholli, Artan Xhakli, Avni Islami, Besmira Fejzullahu, Diellona Ramadani, Drilone Murseli, Egzon Simitixhiu, Habib Musliu, Haki Xhakli, Hazir Reka, Ilmi Sadiku, Imri Musliu, Jetullah Sylejmani, Jonila Zejna, Kujtim Shabani, Lebibe Topalli, Leurim Rexhepi, Mujadin Nuhiu si dhe Skender Bedriu.

Juria e kësaj ekspozite ishte e përbërë nga: Emin Hasani(skulptor), Nuhi Ahmeti (piktor) si dhe Bardha Goga (fotografe).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img