03,07,2025

Dyshohet se falsifikuan teste të COVID-19, Prokuroria e Ferizajt ngrit dy aktakuza

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur dy aktakuza për falsifikim të testeve COVID-19 ndaj dy personave.

Lajmin për ngritjen e aktakuzave e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Vjosa Baftiu.

“Një aktakuzë është ngritur kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, aktakuza tjetër është ngritur ndaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka konfirmuar Baftiu për KALLXO.com

Raste të falsifikimit të testeve janë evidentuar pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona në Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan e Prishtinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img