Dyshimet për vjedhje votash, aktivizohet Prokuroria në Ferizaj

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me manipulimin me vota për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një njoftimi për media, prokuroria bën të ditur se autorizimi është bërë me qëllim që të identifikohen personat përgjegjës dhe administrimin e materialit zgjedhor.

“Veprat penale që cenojnë të drejtën e votës përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe do të trajtohen me përkushtim maksimal, pa asnjë kompromis”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.

Deri më tani, autorizim për hetim lidhur me këtë çështje ka lëshuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

Dyshimet për manipulim votash kanë filluar nga Komuna e Prizrenit, për çka edhe të gjitha komunat tjera kanë shkuar në rinumërim.

KQZ ka arritur të procesojë afro 40 për qind të votave të rinumëruara nëpër mbarë komunat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img