Ferizaj

Dy vëllezër sulmojnë policët në Ferizaj

By FerizajPress

May 01, 2018

Policia e Kosovës dje në Ferizaj ka arrestuar dy të dyshuar vëllezër (njëri vozitës) të cilët pas një kundërvajtje në trafik dhe të pakënaqur me shqiptimin e gjobës, kanë sulmuar zyrtarët policor në detyrë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi” ku nuk raportohet për të lënduar.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit kujdestar dy të dyshuarit lirohen nga stacioni Policor.