Ferizaj

Dy persona sulmojnë një tjetër

By FerizajPress

October 28, 2016

Një përleshje raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj,  kur dy persona kanë sulmuar një tjetër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

” Rr. “Ejup Statovci”, Ferizaj 25.10.2016 – 16:15.  Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.