15,08,2025

Dy persona e dërgojnë pa shenja jete një 20-vjeçare në spitalin e Ferizajt, pastaj ikin

Must Read

Në emergjencën e qytetit të Ferizajt sot gjatë ditës së sotme është dërguar një femër e moshës rreth 20-vjeçare pa shenja jete.

Vik timën në spital e kanë dërguar dy persona të panjohur, të cilët dhe janë larguar më pas.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:08. Kurse vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se ende nuk dihet identiteti i viktimës.

“Tani për tani nuk dihet identiteti i sajë dhe rrethanat e vdekjes, është e moshës rreth 20-vjeçare. Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes togerja Syzana Krasniqi – për të cilën kërkoheshin para për shërim

Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja e Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila prej kohësh po...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img