22,12,2024

Dy gjoba ndaj shoferit që shkaktoi dy kundërvajtje në komunikacion brenda një dite në Ferizaj

Must Read

Policët e Komunakacionit Rrugor me datën 12.06.2024 rreth orës 04:49 në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në  fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt kanë ndaluar shoferin H.R(M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturë ka tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h, ndërsa gjatë kontrollimit të dokumenteve dhe testimit me alkooltest ka rezultuar që kishte konsumuar edhe alkool 0.36 promila.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj dhe është përjashtuar nga komunikacioni.

Mirëpo, disa minuta më vonë shoferi i njejtë H.R në fshatin Prelez i Muhaxherëve është ndaluar me shpejtësi 140 km/h, tani nën masën mbrojtëse, heqja e patentë shoferit dhe ndaj tij policët i kanë shqiptuar gjobën e dytë me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe 6 muaj heqje të patentë shoferit dhe i është konfiskuar vetura.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, të mos bëjnë tejkalime të shpejtësisë dhe të mos drejtojnë veturat nën masën mbrojtëse të dalimit të drejtimit të automjetit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img