26,11,2024

Dy fjalë në hapje të fushatës!

Must Read

Sot zyrtarisht filloi fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, dhe pikërisht sot patët rastin të shihni e dëgjoni gjëra të pakëndshme nga pikërisht përfaqësuesit tuaj.

Sot, lus të gjithë kandidatët për asamble komunale, por edhe kandidatët për kryetar komune, që të tregojnë respekt ndaj qytetarëve tanë duke u kujdesuar për atë që thonë dhe paraqesin para tyre.

Qytetarët janë të vetëdijshëm tashmë për rolin e asambleistit komunal, dhe nuk gënjehen dot me premtime të mëdha. Mos ti zhgënjejmë ata duke ju premtuar mrekulli. Më mirë të premtojmë brenda fuqisë dhe kompetencave të asambleistit.

Qytetarët na njohin të gjithëve, dhe e dinë saktë kush sa ka punuar, prandaj të mos thirremi në merita të huaja.

Të mos e shkatërrojmë një fushatë siq i ka hije shoqërisë sonë të civilizuar, duke sharë e fyer kandidatin tjetër. Nëse një qytetar ka vendosur ta votojë “iksin”,kot e shan, ai nuk do të votojë “ypsilonin”. Sigurisht i ka arsyet e veta se pse ka vendosur ta votojë X-kandidatin, lëre të qetë.

Tek e fundit, qytetari do të jetë i vetëm te kutia e votimit dhe pasi na ka parë e dëgjuar të gjithëve, vetëm ai do tê vendosë se ku ti japi lapsit.

Uroj fushatë të qetë, të ndershme e të dinjitetshme! Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!

Gëzuar!
Hysnije Mustafa-Shamolli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img