05,05,2024

Dy familje në fshatin Dremjak shumë shpejt do të bëhen me shtëpi

Must Read

Ferizaj.07.06.2017. Falë komunës së Ferizajt dhe pronarit të “Super Vivës ”,Mustafë Rexhepi, familja gjashtë anëtarëshe e Ismet Jahës dhe familja 3 anëtarëshe e Basri Muhaxherit nga fshati Dremjak, brenda muajit do të hynë në shtëpitë e tyre të reja.

Nga afër fillimin e këtyre punimeve e përcjelli edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa,së bashku me pronarin “Super Vivës” Mustafë Rexhepin, si dhe bashkëfshataret e këtyre përfituesve të shtëpive.

Me këtë rast kryetari i komunës, Svarqa, tha se këto familje janë përzgjedhur në bazë të komisionit për vlerësimin e prioriteteve për këtë kategori, si dhe në bazë edhe të listave të Qendrës për Punë Sociale.

“Kjo ide dhe kjo iniciativë do të kishte mbetur vetëm ne letër, nëse nuk do të kishim gjetur donatorët të cilët janë të shumtë në komunën e Ferizajt. Kësaj radhe prin zotëri Mustafë Rexhepi, pronar i “Super Vivës” e cila ka shtrirë rrjetin e vet tregtar, jo vetëm në komunën e Ferizaj, por edhe me gjerë, dhe i cili me vullnet i është bashkuar kësaj iniciativë dhe në mesin e shtëpive që do të ndërtohen gjatë këtij viti fal kontributit të tij financiar, po i ndërtojmë këto dy shtëpi në fshatin Dremjak. Po ashtu ka një ndikim të rëndësishëm për vet banorët e këtij fshati, sepse vet kërkesa e banorëve ka qenë që pikërisht këtyre dy familjeve t’ju ndërtohet shtëpitë”, ka deklaruar kryetari Svarqa, duke thënë se do të bëjë të pamundurën që të zvogëlojë numrin e familjeve që kanë nevojë për ndërtim të shtëpive.

E nga ana tjetër Mustafë Rexhepi, pronar i “Supër Vivës”, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që po ndihmojnë familjet në nevojë. Ai tha se këtë gjë e bëjnë vazhdimisht, duke ndihmuar shumë familje jo vetëm në Ferizajt, por edhe në Kosovës.

Ndërsa Ismet Jaha, përfitues i shtëpisë së re, është shprehur tejet mirënjohës ndaj këtij të fundit dhe komunës së Ferizajt për ndërtimin e shtëpisë.

“Kemi jetuar në një shtëpi që në asnjë mënyrë si ka plotësuar nevojat tona, ne jemi një familje me gjashtë anëtarë dhe kemi jetuar në një shtëpi shumë të vjetër”, ka thënë Jaha.

U bë e ditur se vlera e shtëpive që do të ndërtohen do të kushtojë rreth 20 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img