25,11,2024

Dy ekspertë nga Universiteti i Ajovës priten nga Komisioni për Punë të Jashtme

Must Read

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, në takimin e sotëm të drejtuar nga Qerim Bajrami, zëvendëskryetar i Komisionit, nga radhët e komuniteteve pakicë, ka pritur dy ekspertë të njohur nga Universiteti i Ajovës: dekanen, Prof. Dr. Adrien Wing dhe ligjëruesin Prof. Nathan Miller. Ata vizitojnë Kosovën për të thelluar bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, me Universitetin publik të Kosovës, si dhe për të vënë kontakte bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës dhe me këtë komision parlamentar.

13767282_881052512039005_5204453890990616278_o

Nënkryetari i Komisionit, Bajrami, por edhe anëtaret e tjerë të pranishëm në takim: Elmi Reçica, Puhie Demaku, Blerta Deliu-Kodra,  Zafir Berisha dhe Ismet Beqiri, kanë vlerësuar mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën dhe sidomos të shtetit të Ajovës me theks të veçantë në planin e sigurisë dhe krijimit të kuadrove shkencorë, nga bashkëpunimi me universitetin e njohur të këtij vendi. Ata e kanë parë shumë të rëndësishme ekspertizën e mysafirëve në shumë lëmenj të së drejtës ndërkombëtare, si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, krimet e luftës, me theks të veçantë dhunimi i grave nga pjesëtarë të forcave ushtarake dhe paraushtarake të agresorit.

“Në kuadër të këtij takimi, biseduam e trajtuam një varg të temave me interes tejet të veçantë për Kosovën e për qytetarët tanë, profesorët e shquar nga ky universitet, e theksuan fuqishëm se asistenca do të vazhdojë me aktivitete konkrete, si në fushën juridike me theks të veçantë në të drejtën ndërkombëtare, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare e në traktatet shumëpalëshe” tha Reçica.

Anëtarët e komisionit, ndërkaq, kanë kërkuar mbështetjen për forcimin e kuadrit civil profesional të këtij komisioni, si dhe për funksionalizimin e diplomacisë parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Ata e kanë parë shumë të rëndësishme mbështetjen e arsimit të Kosovës, duke mundësuar shkollimin e studentëve kosovarë në Universitetin e Ajovës dhe në universitete të tjera amerikane.

Wing ka pohuar se Universiteti i Ajovës, me profesorët dhe studentët e tij ka ekspertizë solide në shumë lëmenj të së drejtës, sidomos në atë të mbrojtjes së drejtave të njeriut.

Miller, i cili pos që është drejtor i Klinikës së të drejtës ndërkombëtare të Fakultetit Juridik të këtij universiteti të njohur, ka punuar shumë në hartimin e kushtetutave dhe të akteve të tjera të rëndësishme të shumë shteteve të reja, a në krijim e sipër si: Sudan Jugor, Malavi, Palestinë etj.

Ai ka  pohuar se po punon bashkë me MPJ-në për të sheshuar mundësitë parë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Evropës, po ka theksuar faktin që vendi ynë mund të nënshkruaj traktate ndërkombëtare edhe pa qenë anëtar i OKB-së. Miller ka shprehur kënaqësinë që universiteti i vendi të tij sivjet (gjatë muajit tetor) organizon një konferencë ndërkombëtare për të drejtën moderne bashkëkohore për vendosje, në hapjen e së cilës do të marrë pjesë ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në përfundim të takimit, zv.kryetari i Komisionit, Bajrami ka shprehur vullnetin e patundur të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për integrime euroatlantike, kurse mysafirët amerikanë janë zotuar se vendi i tyre do të vazhdojë ta mbështesë shtetin e ri të Kosovës dhe popullin e saj.

Me këtë rast dekanja Wing u ka dhuruar anëtarëve të komisionit nga një kopje të historisë së Universitetit të  Ajovës në kuadër të 150- vjetorit të krijimit të tij, kusre Elmi Reçica, në emër të anëtarëve të Komisionit u ka dhuruar mysafirëve librin “Mashtrimi i madh” (në anglisht) të studiuesit Bardhyl Mahmuti, i cili me argumente i kundërvihet raportit të senatorit zviceran, Dick Marty ish-anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img