19,05,2024

Dy bamirës ndihmojnë familjen e  Valbon Koreshticës nga Hajvalia

Must Read

Ferizaj.19.01.2017. Dy qytetarë bamirës, Pajtim Sopaj nga Ferizaj dhe  Mahmut Halimi nga Lipjani kanë ndihmuar familjen e  Valbon  Koreshticës nga Hajvalia me artikuj ushqimorë dhe me mjete financiare.

Gjendja e vështirë e kësaj familje, e sidomos në këto ditë dimri kishte shtyrë këta dy  që të ndihmojnë sadopak këtë familje e cila është në kushte të vështira ekonomike.

“Vizituam familjen e Valbonë Koreshtica  pasi kishim dëgjuar se është në gjendje  të vështirë ekonomike. Me këtë rast i dërguam edhe disa pako ushqimore  dhe  mjete financiare. Kjo ishte ajo që ishte më urgjente për këtë familje. Por kjo familje jeton në kushte shumë të vështira dhe në një shtëpi që aspak si plotëson kushtet për jetesë” tha Pajtim Sopaj.

Pas kësaj vizite, e cila si duket edhe më shumë kishte prekur këta qytetarë dhe i  ka shtyrë që të mendojnë që kësaj familje me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë të shikojnë mundësin e ndërtimit edhe të një shtëpie e cila jetike për këtë familje.

“Do të bisedojmë edhe me bizneset ferizajase dhe të shohim mundësinë  se si ti sigurojmë ndërtimin e një shtëpie kësaj familje,e cila përveç kushteve të vështira ekonomike, më së shumti i nevojitet  për një jetë më normale” tha Sopaj.

16144651_10202587669129493_191944499_n 16128444_10202587669049491_1144387759_n 16128891_10202587668729483_381674047_n 16144280_10202587668649481_405120132_n 16128492_10202587668569479_682038281_n 16176992_10202587668529478_135582080_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img