Lajme

Dy aksidente në Prizren, tre të lënduar

By FerizajPress

April 25, 2016

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24 orësh në Prizren. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ndërkaq i dyti në fshatin Gelancë.

Policia e Kosovës njofton se në aksidentin e parë është lënduar ngasësi i veturës, ku pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

Ndërkaq në aksidentin në Gelancë lëndime kanë pësuar dy pasagjere.

“Pasagjeret janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor,dhe pas tretmanit janë liruar”, njofton Policia e Kosovës