04,03,2025

Dy aksidente me të lënduar në Ferizaj

Must Read

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt sot gjatë ditës.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Shtime rreth ores 18:00 dhe i dyti në fshatin Koshare të Ferizajt rreth orës 18:30.

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli për TV TEMA thotë se në asnjërin aksident nuk ka pasur raste të vdekjes por vetëm lëndime dhe dëme materiale.

Raporti i plotë i Policisë:

Sot në ora 17:58 në rrugën transitore” Çamëria” në Shtime ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lendime të lehta trupore pëson një person, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Shtime, i njëti është liruar.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në ora 18.30 në fshatin Koshare të Ferizajt . Të përshira ishin dy automjete të udhëtarëve, njëri me targa të huaja. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, lëndime të lehta trupore pëson një person, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore ne Ferizaj, i njëjti lirohet, transmeton TV TEMA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img