Ata që e kanë marrë një vendim të tillë jane ca majmunë e ca budallenj, tha Duterte, duke harruar betimin përpara Zotit për të mos sharë më. Mundësitë që t’i sigurojmë gjetkë këto armë nuk mungojnë, shtoi kreu i shtetit filipinas.
“Pa shikojini këta majmunë, ne duam t’iu blejmë 26.000 armë zjarri, ata nuk duan të na i shesin. Këta amerikanë teveqelë. Rusia na fton vetë, Kina po ashtu. Kinezët janë të hapur për çdo gjë që mund të nevojitet, na kanë dërguar dhe broshura ku mund të përzgjedhim çfarë të duam”, deklaroi Duterte.
Departamenti amerikan i Shtetit e ndaloi shitjen e armëve për policinë filipinase pasi Ben Cardin, demokrati më me peshë në komitetin e marrëdhënieve me jashtë të Senatit amerikan, e shprehu hapur kundërshtinë ndaj marrëveshjes duke cituar si arsye shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës së përgjakshme të Dutertes kundër trafikantëve dhe përdoruesve të drogës.
Më shume se 2.300 vetë janë vrarë gjatë operacioneve policore, apo janë ekzekutuar nga grupe vigjiluesish gjatë fushatës kundër narkotikëve të nisur në muajin qershor.
.