28,04,2024

Dukagjin Lipa: Dua nuk ka pasur ftesë zyrtare për koncertin e Pavarësisë

Must Read

Pas pretendimeve se Dua Lipa kërkoi shuma të caktuara, flet babai i saj Babai i këngëtares, Dua Lipa dhe njëherësh pjesë e stafit menaxherial të saj, Dukagjin Lipa ka thënë se Dua asnjëherë nuk ka pasur ftesë zyrtare për të kënduar për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Të gjitha diskutimet që i kemi bërë për ardhjen e mundshme të Duas në Prishtinë kanë qenë lidhur me kohën dhe orarin e saj, por edhe këto biseda kanë qenë në forma miqësore, krejtësisht jozyrtare. Prandaj nuk është i vërtetë as pretendimi e as shuma e cila është përfolur në këto portale, pasaktësi për të cilën ne ndiejmë keqardhje”, ka thënë Lipa për Kohën Ditore. Ndryshe nga Presidenca e Kosovës më herët kanë deklaruar se është tentuar që të sillen për të performuar edhe Dua Lipa edhe Bebe Rexha por se një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img