29,12,2024

Dua pendohet që përdori fjalë raciste më parë, u kërkon falje fansave

Must Read

Ajo ka krijuar një legjion prej më shumë se një milion ndjekësish në Twitter dhe për këngët e saj për të dashurit dhe romancat e dështuara do të mbahet në mend.

Ylli shqiptar së fundmi ka kërkuar falje për të gjithë fansat e saj të cilët janë ndier të ofenduar për shkak se ajo në vitin 2014 në coverin  e saj të këngës së Mila J, “Smoke, Drink,Break-Up”, ka përdorur një shprehje raciste (fjala është për shprehjen Nigga, që është shprehje ofenduese për njerëzit me ngjyrë), transmeton Gazeta Express.

Dua përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Tëitter, me shumë sinqeritet ka kërkuar falje duke thënë se nuk ka pasur qëllim të ofendojë e mërzisë dikë.

“Në lidhje me coverin tim të vitit 2014-të, unë asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj dikë apo ta mërzisë dikë. Nuk e kam thënë fjalën e plotë, mirëpo mendoj se nuk duhet ta kisha bërë edhe atë që kam bërë”, ka shkruar Dua duke shtuar se duhej të kishte përdorur një fjalë tjetër.

Ndryshe, viti që lamë pas ka qenë shumë i suksesshëm për Duan, me projekte të shumta që u pëlqyen nga fansat e saj./Gazeta Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img