19,11,2024

Dua Lipa mbron me ligj emrin, askush nuk mund ta shfrytëzojë për përfitime materiale

Must Read

Dua Lipa, e cila fitoi dy çmime në Brit Awards, ka paraqitur dokumente në Zyrën Britanike të Pronësisë Intelektuale (IPO), duke e patentuar emrin e saj në mënyrë që askush mos të mund të shes veshje, këpucë, kozmetikë, madje edhe në afishe apo në qëllime të tjera.

Dua po thyen shumë rekorde me këngën “New Rules” duke arritur mbi një miliard shikime në YouTube dhe pushtojë për disa muaj top listat botërore.
Kjo ka bërë që të kërkoj të përfitojë nga suksesi dhe të diversifikojë burimet e të ardhurave.

“Dua ka pasur një vit të suksesshëm, sidomos duke fituar çmimet “Këngëtarja më e mirë britanike ndër femra” dhe “Artisja e re më e mire femër”, dhe po vazhdon me turnetë pa pushim për të bërë shumë para”, tha një burim për The Sun.

“Lëshimi i linjës së saj të rrobave, parfumeve apo kozmetikës do t’i rriste pasurinë dhe për këtë ka bërë lëvizjen e parë”

|Dokumentet e markës tregojnë gjithashtu se ajo po kërkon të përdorë emrin për të promovuar muzikën me incizime digjitale. Ajo ka shumë fansa të rinj që i drejtohen përmes mediave sociale dhe ka një treg për të kapur”, shtoi ai.

Albumi debutues ka arrit kulmin duke u bërë ndër tre më të shiturit në Britaninë e Madhe ndërsa do të mbajë shumë koncerte gjatë verës në Amerikën e Veriut. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img