Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sapo ka arritur në Prishtinë.
Ajo ateroi gjatë pasdites së të mërkurës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shoqëruar nga stafi i saj.
Telegrafi është gjendur pranë këngëtares në momentin e zbarkimit, e cila nuk ka hezituar që të ndajë shkurt emocionet e saj pas arritjes në Kosovë.
E pyetur se si ka shkuar udhëtimi, Dua përgjigjet duke thënë “Shumë mirë”.
Ajo do të performojë për fansat shqiptarë këtë të premte në festivalin “Sunny Hill”, i cili mbahet në parkun Gërmia.
Për Telegrafin, Dua tregoi se ndjehet shumë e entiziazmuar për performancën esaj.
“Jam shumë e entuziazmuar, mezi po pres me ju pa krejtve. Shihemi!”, ka thënë shkurt Dua për Telegrafin.
E njëjta më pas është shoqëruar nga stafi i saj dhe Policia e Kosovës, për në hotelin ku është përcaktuar të akomodohet gjatë tri ditëve të qëndrimit të saj në Kosovë.