19,11,2024

Drogë dhe prostitucion në qendër të Tiranës

Must Read

Në emisionin investigativ kishte mbërritur një denoncim se në një lokal konsumohet dhe shpërndahet kokainë, po ashtu ushtrohet dhe prostitucion. Denoncuesja dyshonte se tutore ishin ca vajza kliente të përhershme të lokalit. Menjëherë  Fiksi nisi një bashkëpunim me denoncuesen duke shkuar 2 netë radhazi në këtë lokal.

Në natën e parë, konsumohej duhan në ambiente të brendshme gjithë kohës. Gazetarja iu drejtua tualetit të lokalit, ku vuri re në një dollap një pjatë, një tub thithës dhe një kartë. Elemente që  tregojnë  konsumim të kokainës  në këtë ambient.

Lokali qëndronte i hapur non stop, pra 24 orë. Nata e dytë bëhet edhe më interesante ku gjatë bisedës midis gazetares dhe kamerierit të lokalit dalin në pah edhe të tjera detaje.

Kamerieri që njëkohësisht është dhe menaxher i lokalit shprehet se nuk e ka aspak të vështirë t’i gjej mall gazetares së Fiksit.  “Ça hashashi më llogarit ti mua moj? Ça heroine më llogarit? kokainë”, thotë kamerieri.

Gjatë qëndrimit në lokal, gazetarja e Fiksit hynë në bisedë me një kliente të përhershme, e cila thotë se qëndron gjithë kohës aty.

“Kemi qëndruar dje deri në 8 të mëngjesit, se erdhëm këtu në 3 të natës , eee me gjëra kështu (prek hundën)”, thotë vajza, kliente e përhershme e lokalit. Madje midis klientëve të përhershëm kishte një gjuhë të përbashkët me anë të shenjave. Mjaftonte një gjest i klientit për t’u marr vesh me kamerierin. Një gjest me dorë drejt hundeve dhe malli të shërbehej, jo në tavolinë, por në tualet. Pikërisht pas një gjesti të tillë në natën e dytë, gazetarja iu drejtua sërish tualetit. Në dollap tashmë përveç mjeteve si tubi thithës, kartës u gjet edhe pjata me një vizë kokainë. E bërë gati në pritje për klientin e radhës.

Por në të tilla raste tabloja nuk është e plotë , ndaj disa “klientë” që e frekuentonin lokalin rregullisht ofronin edhe marrëdhënie seksuale me pagesë. Këto vajza luanin rolin e menaxhereve të seksit dhe gjenin klientë.

Vetëm pak ditë pasi gazetarja ishte në lokal, në celularin e saj erdhën mesazhe nga vajza me të cilën kishte folur brenda në lokal. Ajo i shkruante se ka ardhur një klient turk dhe vetëm për një herë seks do merrte 100 euro.

Fiksi: Ti punon këtu apo jo?
Kamerieri: Po. Sot punoj.
Fiksi: Punon apo nuk punon? Je menaxher?
Kamerieri: Jo, lokalin e ka daja im,  edhe këtu përgjigjem për çdo lloj gjëje. Ka raste rri edhe 48 orë, pa lëviz. Mbaj mend janari këtu janë bërë shumë lekë, ngaqë lejojmë cigaren brenda, sepse ai pinte, unë pija, të gjithë pinim. Doja të thosha tjetër, për alkoolin, kur unë pija një “diçka “ që të mbaja sytë hapur, pija alkool, mbaja syrin hapur.

………………………………….

Fiksi: Ku vajtën gocat?
Vajza: Ikën në shtëpi sot.
Fiksi: Vetëm ti e?
Vajza: Po unë këtu rri gjithmonë,
Fiksi: Po pse ikën gocat?
Vajza: Po ikën ngaqë qëndruan dje deri në orën 8 të mëngjesit, kanë ik në shpi. Unë në ora 8 kam ik në shpi. Erdhëm këtu nga ora 3 e natës. ( lokal) . Eee me gjëra kështu,(  prek hundën ). Mirë. Hajde atyyy.
Fiksi: E di unë ku e këput ti. Po  unë piva dje dynjanë, dje vodka,
Vajza: Ca thua ti, po unë pi 12 orë alkool edhe nuk ndjej gjë.
Fiksi: Po pra.
Vajza: Po prapë… flasim, flasim. Do dalim ndonjë natë.
………………………………………………

Kamerieri: Dëgjo, erdhe sot këtu, edhe po të respektoj. Mos bëj gërci- mërci me të tjerët. Se unë këtu i kam të gjithë njerëzit e mi (klientët e lokalit ).

Fiksi: Po mirë mo, këta janë klientë tashti. Çlidhje kanë këta me ty. Jam shumë keq, kam shumë nevoj, e kupton?
Kamerieri: Për ça ke nevojë [për mall)?
Fiksi: E.
Kamerieri: Pastaj.
Fiksi: Ë?
Kamerieri: Pastaj. Mos ki merak.
Fiksi: Po jo hashash.
Kamerieri: Ca hashash më llogarit ti mua moj?  Ca heroine më llogarit ti mua moj?
Fiksi: Ndaj po të them.
Kamerieri: Kokainë. Dëgjo këtu. Do ta bëjmë kështu muhabetin.
Fiksi: Si t’ja bëjmë.
Kamerieri: Po ti s’di shtëpinë time moj.
Fiksi: Po si do t’ja bëjmë. Do marrësh ndonjërin që ta gjej???
Kamerieri: Problem për mallin e kam unë?? E di ça po flet moj?
Fiksi: Po si pra, unë të dija kamerier këtu. Dje nuk gjeta.
Kamerieri: Po pse s’më the ta gjeja unë.
Fiksi: Po ku ta dija unë.
Kamerieri: Problem për kokainë ë ë?? Punë kokaine më thua?? E kam marrë aq shumë.
Fiksi: Merrje shumë?
Kamerieri: Pija gjithë natën këtu.( lokal) . Unë të paktën e pija te pjesa mbrapa, andej.
Fiksi: E marr vesh.
Kamerieri: Do lëvizësh para ti,
Fiksi: Ok, do lëviz para po ku do ta gjesh ti, ke këtu? Të ma ja ësh, ke këtu?
Kamerieri: Do të marr unë në telefon, ma sjellin,  prit te “Oslo” Komunë. E shumta gjysmë orë. Do presësh te komuna, vij unë të marr në “Oslo”, dhe shkojmë e pimë në shpi. ( shtëpinë e djalit). Për qejf.
Fiksi: Sa viza arrin?
Kamerieri: Sa viza? Arrija 12, 15, gjithë natën këtu, sa që nuk më zinte gjumi 2 ditë pastaj.
Fiksi: Duken këta këtu që marrin. (klientë të lokalit) .
Kamerieri: Si?
Fiksi: Duken, këto gocat njëherë.
Kamerieri: Lëre, unë po të them mos u afro me këto.
Fiksi: Ndaj hyra në muhabet.
Fiksi: Hajde. (hyjmë në lokal).

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img