03,05,2024

Drilon Rexhepi, student i USHAF fiton “Garën Studentore të Dizajnit 2016”

Must Read

Drilon Rexhepi, student i USHAF fiton “Garën Studentore të Dizajnit 2016” në konkurencën me studentët më të talentuar të Kosovës
Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj i përfaqësuar nga studentët e Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve mori pjesë në “Garën Studentore të Dizajnit 2016”, e cila është pjesë e Konventës së Parë të Industrisë së Drurit në Kosovë. Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe Universiteteti i Prishtinës, Kolegji UBT dhe Kolegji AAB.
Të pranishëm në Konventë ishin edhe zyrtarë të lartë dhe profesor të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, të cilët mbajtën ligjëratë për Industrinë e Drurit, ku më shumë i dhanë rëndësi bashkëpunimit të Institucioneve me Biznese.
Pas ceremonisë së certifikimit të studentëve pjesëmarrës u bë ndarja e çmimeve për dizajnin më të mirë ku vendin e parë e fitoj Drilon Rexhepi, student i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë i takoj Universitetit të Prishtinës.
Konventa e Industrisë së Drurit është ngjarje që organizohet çdo vit ku takohen të gjithë përpunuesit e drurit dhe akterët e tjerë në Kosovë, ku u jepet mundësia të shkëmbejnë informata dhe të bëjnë biznes.
Konventa e Parë e Industrisë së Drurit u organizua nga EMPOWER, Sektori Privat i USAID-i, në partneritet me SIDA-n, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, e cila u mbështet edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Banka ProCredit.

14682154_1073313826118033_3980712645931449356_o

14707012_1073313549451394_585048409455618410_o 14713046_1073314496117966_6018243043524107951_o 14711475_1073313832784699_5812153943734831302_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img