30,10,2024

Drejtuesit aktual të QKMF-së, me performancë të mirë

Must Read

Karameta : Preformancë jashtëzakonisht të lartë në menagjim , këtë e  tregojnë edhe shifrat e mjeteve të inkasuara në QKMF-në e Ferizajt.

Ish-drejtori i QKMF-së, Asllan Bajrami, mund të rikthehet në këtë qendër vetëm si mjek dhe asesi si drejtues i këtij institucioni, ka bërë të ditur të premten gjatë një konference për medie, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Ferizajt, Burim Karameta. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, i cili i jep të drejtë Bajramit për t’u rikthyer në këtë pozitë, Karameta, ka vë në dukje se zyrtarët ligjor të komunës janë duke u marrë me këtë çështje dhe se dihet edhe qëndrimi i kreut të Ferizajt zotit Svarqa, për mos kthimin në atë pozitë të ish-drejtorit të QKMF-së.

“Ky është pozicioni zyrtar, ndërsa vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe drejtuesit e rinj të kësaj qendre kanë treguar një preformancë jashtëzakonisht të lartë në menagjim , gjë që tregojnë edhe shifrat e mjeteve të inkasuara që më parë nuk ka qenë. Kjo fletë për një menagjim të mirë, krahasuar me atë të ish-drejtorit Bajrami për gjatë dy viteve sa ka drejtuar ai”, ka thënë Karameta.

Duke u ndërlidhur me kontratën e punëtorëve shëndetësor të lidhur në mes komunës dhe Caritas-it të Kosovës dhe e cila skadon në fund të këtij muaji, drejtori Karameta, ka thënë se pritet shumë shpejtë që të finalizohet një marrëveshje katërpalëshe në mes komunës, Caritas-it, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe asaj të Shëndetësisë , të cilat kanë dhënë shumat me të cilat do ta mbështesin këtë projekt.

“Patjetër do ta vazhdojmë këtë kontratë edhe për një vit dhe këtu nuk do të ketë problem”ka shtuar Karameta.

Për më tepër duke iu referuara aktiviteteve brenda periudhës tre mujore të këtij viti, Karameta, ka përmendur kontributin e drejtorisë në hartimin e ligjeve që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe kontributin në ndryshimet e ligjit që do bëhen në mbrojtjen e fëmijëve nga punët e rënda.”Veç këtyre, kemi punuar në pjesën e ligjit ku kemi të bëjmë me pasjen e një komiteti monitorues të cilësisë së shërbimeve sociale sikurse që është në shëndetësi”, ka thënë drejtori Karameta.

Duke iu referuar shëndetësisë, zyrtarët kanë vënë dukje angazhimet në ngritjen e disiplinës dhe përgjegjësisë në punë, përmes punëtorive të organizuara, ku janë nxjerrë nevojat e shëndetësisë në nivel lokal.

“Vlen të theksohet që jemi marrë me funksionalizimin e qendrës mjekësore në fshatin Zaskok, kemi studiuar nevojat në inventarë, pajisje mjekësore etj. Së shpejti do të nisë edhe projekti i rregullimit të oborrit të QKMF-së, jemi në implementim të programit informativ shëndetësor që do ta shtrijë ndikimin në punën tonë përmes krijimit të data bazës, pastaj vizita sistematike nëpër shkollat tona, si dhe promovimet me rastin e ditëve botërore të sëmundjeve të ndryshme, si atyre orale, kanceroze e nefrostike”, ka thënë Karameta.

Ndryshe, autoritete shëndetësore të Ferizajt duke iu referuar projekteve për këtë vit kanë paralajmëruar nisjen edhe të një qendre të mjekësisë familjare në fshatin Dardani, si dhe furnizimin me dy autoambulanca dhe tri karriga stomatologjike për nevojat e QKM-së nga ambasada japoneze në kuadër të një donacioni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img